
TapMENU – Menu Dixhitale për Restorante
TapMENU është një platformë moderne që lejon restorantet të krijojnë dhe menaxhojnë menu dixhitale të personalizuara, të aksesueshme përmes një QR kodi. Me TapMENU, klientët mund të shikojnë menunë nga telefoni i tyre, pa pasur nevojë për menu fizike, duke garantuar higjienë, komoditet dhe përditësim në kohë reale.
Çfarë ofron TapMENU?
- Krijimin e një menuje të plotë me foto, përshkrime dhe çmime
- QR kod unik për çdo tavolinë ose ambient
- Dizajn të personalizuar sipas identitetit të restorantit
- Mundësi për të përditësuar menunë në çdo moment, nga çdo pajisje
- Mbështetje për shumë gjuhë dhe opsione dietike (vegjetariane, pa gluten, etj.)


Përfitimet për restorantin:
- Zgjidhje higjienike dhe moderne
- Menytë fizike preken nga shumë duar çdo ditë. Me TapMENU, klientët e shikojnë menunë nga telefoni i tyre, pa kontakt fizik.
- Jetëgjatësi më e madhe
- Ndryshe nga menytë e letrës që dëmtohen shpejt, kartat ose ngjitëset me QR zgjasin shumë më gjatë dhe nuk kanë nevojë për zëvendësim të shpeshtë.
- Përditësim i menjëhershëm
- Për çdo pjatë të re nuk është më nevoja për ribotim. Me TapMENU, thjesht përditësoni menunë online dhe ndryshimet shfaqen menjëherë.
- Eko-miqësore
- Menytë dixhitale ndihmojnë në uljen e përdorimit të letrës. Një menu e madhe e printuar mund të kushtojë një pemë – me TapMENU, zgjidhni të jeni miqësor me mjedisin.
…më shumë se një shërbim!
Ne jemi një partner strategjik për çdo biznes të mikpritjes që kërkon rritje dhe dixhitalizim.