Zgjidhje të Mençura për Hotele, Restorante & Baret në Shqipëri

AlbHospitality ofron një gamë të plotë produktesh dhe shërbimesh për të përmirësuar operacionet dhe prezencën online të bizneseve mikpritëse. Nga menu QR moderne, tek menaxhimi i kanaleve të rezervimeve si Booking.com & Airbnb, ne ju ndihmojmë të kurseni kohë dhe të rrisni fitimet. Zgjidhni shërbimet tona për marketing në rrjete sociale, krijimin e faqeve profesionale, mbështetje teknike, dhe më shumë. Punojmë me hotele, bujtina, vila dhe restorante që kërkojnë zgjidhje inovative dhe të personalizuara.

Prona Juaj. Rezervimet Tuaja.

  • AlbPMS është mënyra më e zgjuar për të menaxhuar rezervimet, sinkronizuar kalendarin dhe automatizuar biznesin tuaj të hotelerisë — pa stres dhe pa outsourcing.

albpms
tapmenu - menu dixhitale

TapMENU – Menu Dixhitale për Restorante

  • TapMENU është një platformë moderne që lejon restorantet të krijojnë dhe menaxhojnë menu dixhitale të personalizuara, të aksesueshme përmes një QR kodi. Me TapMENU, klientët mund të shikojnë menunë nga telefoni i tyre, pa pasur nevojë për menu fizike, duke garantuar higjienë, komoditet dhe përditësim në kohë reale.

guida dixhitale per turistet

QuickGUIDE – Guida Dixhitale për Turistët

QuickGUIDE është një platformë që ofron guida dixhitale për turistët, e përshtatur për hotele, apartamente dhe akomodime të tjera. Me vetëm një klik, vizitorët gjejnë gjithë informacionin e nevojshëm për qëndrimin e tyre – në mënyrë praktike dhe të organizuar.

TapREVIEW – Karta Smart për Rritjen e Vlerësimeve

TapREVIEW është një shërbim inovativ që ofron karta NFC dhe QR të personalizuara për biznese, të cilat ndihmojnë klientët të:

  • Lënë një review në Google me një klikim
  • Ndjekin direkt profilin tuaj në Instagram
  • Vizitojnë faqen tuaj të internetit ose menunë online
  • Mjafton që klienti të afrojë telefonin pranë kartës ose të skanojë QR kodin – pa pasur nevojë për aplikacione shtesë. Kjo zgjidhje është perfekte për restorante, bare, sallone bukurie, biznese lokale dhe çdo shërbim që dëshiron të përmirësojë prezencën online dhe reputacionin e vet.

karta nfc, karta review

…më shumë se një shërbim!

Ne jemi një partner strategjik për çdo biznes të mikpritjes që kërkon rritje dhe dixhitalizim.